Ambasada e SHBA në Tiranë Dita e Pavarësi
Ambasada e SHBA në Tiranë Dita e Pavarësis
Ditëlindja e 246-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri bashkë të gjithë. Të majtë dhe të djathtë harruan për një ditë “sherret” dhe festuan. Mikpritësja e festës, ambasadorja Yuri Kim, u citoi të ftuarve pasazhe të Kushtetutës Amerikane.
“Ne populli, populli amerikan, kemi këmbëngulur që në çastet e para si komb që duhet të jetojmë në mënyrë veprore, jo pësore, duke marrë përgjegjësi për veten dhe duke kërkuar llogari nga udhëheqësit që zgjedhim”, tha Kim.
Festa e pavarësisë së Amerikës përkon edhe me 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Shtete të Bashkuara të Amerikës, miqësi e gjatë që diplomatja amerikane kërkoi të vijojë mbi të njëjtat parime që u ngrit.
“Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar dhe bashkëndarë demokracinë, demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë, amerikanë dhe shqiptarë, kanë luftuar aq shumë”, u shpreh ambasadorja amerikane. /tch/