Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar..
Dyshja që së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë janë shumë aktiv në rrjete sociale.
Së fundmi në një bisedë me ndjekësit prezantuesja ka folur rreth tradhëtisë ku dha një përgjigje të prerë.
Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse do e falte tradhtinë.
“A do ta falje tradhtinë? Jo thjesht seksuale. Është më tepër se aq”, i ka shkruar ndjekësi/ndjekësja.
“E di çfarë? Jo nuk e mendoj. Kur ti lidh jetën me dikë ai të bëhet familje dhe familja nuk të tradhton. Nëse ndodh nuk është e tillë”, është përgjigjur Dojna.