Ministria e Financave të Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nga sot hapet aplikimi për përfitime të Shtesave për Fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2014, shkruan Express.
Nga kjo ministri kanë bërë me dije se nga muaji gusht do të shtohet edhe gjenerata e lindur nga 1 janari 2013, derisa në muajin shtator do të shtohet gjenerata e 2012-ës.
“Duke filluar nga ky muaj skema për Shtesat për Fëmijë do të zgjerohet gradualisht, duke shtuar nga një gjeneratë për çdo muaj. Pra, në muajin gusht do të shtohet gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2013, në muajin shtator gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2012, e kështu me radhë”, shton njoftimi.
Derisa kanë treguar edhe kushtet për aplikim dhe datën kur kryhen pagesat.
“Rikujtojmë qytetarët se aplikimi i rregullt për Shtesa për Fëmijë bëhet nga nëna dhe se llogaria bankare do të jetë në emër të aplikueses, kurse aplikimi nga babai apo kujdestari ligjor i fëmijës bëhet vetëm në raste specifike.Gjithashtu, vlen të theksohet se aplikimi për Shtesa për Fëmijë tashmë do të jetë vazhdimisht i hapur në platformën eKosova, kurse pagesa do të bëhet me datë 25, apo ditën vijuese të punës, të çdo muaji”, përfundon komunikata./Express/
Në vijim mund të gjeni vegezën për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=312