Sot do të mbajë mot me diell, ndërsa pasdite pritet të ketë vranësira që do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima e mundësi për breshër.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.
Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV.