Laura Fazliu i ka siguruar një tjetër medalje Kosovës në Lojërat Mesdhetare.
Xhudistja kosovare triumfoi në gjysmëfinale kundër garueses algjeriane, Amina Belkadi, shkruan Demokracia.com.
Fazliu e ka të sigurt deri më tani medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Fazliu realizoi “Ëazari” 1:38 minuta pa mbaruar lufta. Në finale Laura do të përballet me spanjollen Cristina Perez Cabana.
Paraprakisht, Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha fituan medalje të artë, respektivisht të bronztë në sportin e xhudos.