Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht protokollet e tyre për anëtarësimin në NATO të martën, konfirmoi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Por ai theksoi se vendimi për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake prej 30 vendesh tashmë është marrë, shkruan BBC.
Protokolli i anëtarësimit duhet të ratifikohet më pas nga të 30 parlamentet për të lejuar që të dyja vendet të bëhen pjesë e NATO-s.
I pyetur nëse aleanca do të luftojë për të mbajtur unitetin me kaq shumë anëtarë të ndryshëm, ai tha: “Gjithmonë do të ketë dallime dhe për mua kjo nuk është një dobësi, ne jemi kombe demokratike.”
Ai tha gjithashtu se është e rëndësishme që anëtarët të jenë të bashkuar rreth çështjeve thelbësore.