Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Samitin e NATO-s, i cili është zhvilluar dje dhe po vazhdon edhe sot.
Rama atje është takuar me shumë liderë të shteteve anëtare të kësaj aleance, ndërsa sot ka paralajmëruar një lajm të mirë, pa treguar se për çfarë bëhet fjalë, përcjell Demokracia.com.
“Mbase sot lajmi i mirë…”, ka shkruar ai.
Dje gjatë qëndrimit në Samitin e NATO-s, Rama kërkoi që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.
Ai po ashtu ka kërkuar nga vendet e NATO-s që nuk e njohin Kosovën, që ta bëjnë atë sa më shpejt.