Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti, ku dhënë mbështetjen e partisë së tij për vettingun.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin Lulëzim Blaka, zëdhënës i AAK-së.
“Në takim me kryeministrin Kurti për Vetingun, Aleanca është përfaqësuar nga ish Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, u paraqit qëndrimi jonë se AAK këtë proces e konsideron të rëndësishëm dhe i jep përkrahje”, ka thënë Blaka.
Sidoqoftë, AAK-ja nuk beson që procesi do të ketë sukses pa koncensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian si dhe pa përfilljen në përpikëri të qëndrimeve të Komisionit të Venedikut.