Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencë e meshkujve do të ketë ndeshjen e fundit dhe vendimtare në Grupin C.
Dardanët do të përballen me Danimarkën në Naestved nga ora 19:00, në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025.
Basketbollistët e Kosovës janë stërvitur intensivisht për këtë sfidë në Prishtinë, derisa të mërkurën kanë pasur stërvitjen e parë në Danimarkë, si dhe do të kenë një stërvitje të lehtë të enjten (sot).
Motivi dhe dëshira është e madhe për fitore në kampin e Kosovës. Kosova kishte fituar sfidën e parë 78:73 dhe vetëm një fitore ndaj danezëve mban gjallë shpresat për kualifikim, pasi më pas pësoi dy humbje nga Norvegjia.