Ajas Sulejmani, i cili përplasi me automjetin e tij tek vijat e bardha në zonën e “21 Dhjetorit”, çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajsh është liruar.
Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë ndaj tij, nga arrest me burg në arrest shtëpie, duke vendosur që 39-vjeçari të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.
Në seancën mbajtur këtë të hënë togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Suljemanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.
Aksidenti ka ndodhur para një semafori, ku mbi vijat e bardha po ecnin kalimtarë. Mes tyre, po kalonte një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë.
Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” ka ardhur me shpejtësi duke marrë përpara çiftin
Shoferi i makinës i përfshirë në aksident u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes duke mos u dhënë ndihmën e parë të plagosurve. /Telegrafi/