Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës sërish ka thënë se Rusia është duke kryer sulme të përditshme terroriste.
Sipas tij, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) duhet ta dënojë Rusinë, raporton Al Jazeera, transmeton Express.
Zelensky i kërkoi OKB-së të krijojë një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar veprimet e pushtuesve rusë në tokën ukrainase dhe për ta Kremlinin përgjegjës.
“Ne duhet të veprojmë urgjentisht për të bërë gjithçka për ta bërë Rusinë të ndalojë zbavitjen e vrasjeve,” ka thënë Zelenskyy, duke paralajmëruar se përndryshe “aktiviteti terrorist” i Rusisë do të përhapet në vendet e tjera evropiane dhe Azi, duke veçuar shtetet baltike, Poloninë, Moldavinë dhe Kazakistanin. /Express