Sot në Prizren u mbajt sesion informues rreth skemës së granteve “Mbështetja e ndërmarrësve te rinj/Start Up”, ku pjesëmarrësit u njoftuan për procedurat dhe kriteret për aplikim.
Qellimi i takimit ishte mbështetja e ndërmarrësve të rinjë në të gjitha fushat e prodhimit, përpunimit të produkteve dhe në sektorin e ofrimit të shërbimeve komerciale, /tv-opinion/
Postimi i plotë:
Sot, në Shtëpinë e Bardhë, u mbajt sesion informues rreth skemës së granteve “Mbështetja e ndërmarrësve te rinj/Start Up, në Komunën e Prizrenit”, ku pjesëmarrësit u njoftuan për procedurat dhe kriteret për aplikim.
Qëllimi i Komunës është që të mbështeten ndërmarrësit e rinj dhe ftohen të gjithë që të aplikojnë me idetë e tyre nga të gjitha fushat e prodhimit, përpunimit të produkteve dhe në sektorin e ofrimit të shërbimeve komerciale.
Përparësi do të kenë projektet në sektorin e Teknologjisë Informative (IT), turizmit, tekstilit dhe përpunimit të drurit e metalit si dhe zanatet e vjetra të qytetit.