Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar sot lidhur me çështjen e të pagjeturve.
Lajçak tha se çështja e të pagjeturve është urgjente, e ndjeshme dhe tejet e rëndësishme.
“Çfarë jemi duke bërë ne që ti japim shtytje grupeve punuese është se duhet që t’i japim mbikëqyrje politikës se sa po e përshpejtojnë punën e grupeve punuese”, tha ai.
Lajçak theksoi se janë ende 1 mijë e 621 fate njerëzore të cilat ende nuk janë të qartë.
“Me të vërtetë nuk duhet të ndalemi derisa të zbulohen të gjithë të zhdukurit dhe ky është prioriteti im personal. Shpresoj që të miratohen dokumentet me të cilat po punojmë”, deklaroi Lajçak.
Ndër të tjerash Lajçak qëndroi së fundi për dy ditë radhazi në Kosovë, kurse pas pak pritet që të udhëtojë drejt Serbisë.