Një sulm seksual raportohet se ka ndodhur të martën mbrëma në Prizren.
Policia bën të ditur se një vajzë është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar.
“Prizren 28.06.2022 – 18:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull Kosovar”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të hetohet.