Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të përballet me Danimarkën të enjten në qytetin Naestved, në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025.
Dhe, Federata Daneze e Basketbollit ka njoftuar sot se biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje, ndërsa një numër i tyre janë rezervuar për tifozët e Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.
Federata e Basketbollit të Kosovës pret që edhe më 30 qershor në përkrahje të “Dardanëve” të jenë tifozët kosovarë, të cilët nuk e kanë lënë anash Kombëtaren asnjëherë.
Kapaciteti i palestrës është 3 mijë ulëse dhe një pjesë e tyre pritet të jenë tifozë të Kosovës.
Për shqiptarët që jetojnë në Danimarkë, kjo është një mundësi e mirë që t’i shohin nga afër lojtarët e Kosovës dhe t’i përkrahin maksimalisht, pasi ata kanë shumë nevojë.