Ceremonia e serbëve për shënimin e Vidovdanit ka përfunduar, me ç’rast qindra persona të mbledhur në Gazimestan, kanë nisur me provokime, njëri prej të cilëve është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi i arrestuar dyshohet për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari është duke u intervistuar për momentin në stacion policor.
Ndryshe, serbët kanë shpalosur flamuj me hartën e Kosovës ku thuhet: “S’ka dorëzim”, duke iu referuar luftës sipas tyre të vazhdueshme për siç thonë ata, “ruajtjen e Kosovës”.