Japonia po përballet me të nxehtin më të lartë të qershorit, duke shënuar rekord 150 vjeçar.
Shumë njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore si rezultat i të nxehtit përvëlues.
Një maksimum prej 34 gradë Celcius u parashikua për Tokion të martën, pas tre ditëve të njëpasnjëshme të temperaturave që kaluan 35 Celcius – moti më i i nxehtë i qershorit që nga fillimi i regjistrimeve në 1875.
Më shumë se 250 njerëz u dërguan në spitalet në Tokio të shtunën dhe të dielën për trajtimin e goditjes nga nxehtësia, sipas gazetës Mainichi.
13 të tjerë ishin shtruar në spital deri në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale të martën.