Një person ka vdekur të hënën rreth orës 19:00 në Podujevë.
Raportohet se viktimës i ishte keqësuar gjendja e më pas i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor.
Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”.