Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se dyert e debatit në partinë që ai drejton janë të hapura.
Këto komente ai i bëri pasi është takuar me një delegacion njëzet anëtarësh – doktorantë e profesorë universitarë nga Gjermania.
“Pjesëmarrësit, bursistë të KAS, së bashku me profesoreshën dhe nënpresidenten e fondacionit, Dr. Beate Neuss, shprehën interesim për gjendjen politike në Kosovë dhe të ardhmen që si shoqëri po synojmë”, ka thënë Abdixhiku. “Studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare e të çështjeve të sigurisë shtruan pyetje e tema diskutimi mbi ambiciet tona euro-atlantike si shtet dhe vizionin tonë politik si parti”.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se këto takime do të mbahen në vazhdimësi. /Express