Blerim Latifi, profesor i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës (UP), ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që ta bojkotojnë të dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.
Kjo për siç tha Latifi “ta kursenin veten dhe qytetarët e Kosovës nga dëgjimi i dokrrave dhe gënjeshtrave të Bashkimin Evropian”, e këtë union profesori i UP-së e ka cilësuar si “klub racist”.
Statusi i Latifit në Facebook, të dielën vjen një ditë para se emisari evropian ta vizitojë Kosovën.
Postimi i tij i plotë:
Nesër Lajçak sërish në Kosovë. Tri ditë vizitë. Gjënë më të mirë që do duhej ta bënin kryeministri dhe zyrtarët tjerë, është të mos e prisnin fare, ose maksimumi t’ia mundësonin takimin me ndonjë zëvendësministër. Kështu do ta kursenin veten dhe qytetarët e Kosovës nga dëgjimi i dokrrave dhe gënjeshtrave të tij dhe të klubit racist që quhet Bashkimi Europian.