Viti– Të akuzuarit N.I. dhe U.J. janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale “Tregti e ndaluar”, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe “Ndihmë në kryerjen e veprës penale tregti e ndaluar”.
Një deklarim të tillë, të akuzuarit e kanë dhënë të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Viti, në seancën fillestare, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Halim Borovci, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Të akuzuarit N.I. dhe U.J., deklaruan se nuk e pranojnë fajësinë, dhe se dëshirojnë të vazhdojnë me gjykim.
Gjykatësja Drane Simani, i njoftoi të akuzuarit dhe mbrojtësin, avokatin Visar Musa, se në afat prej 15 ditësh kanë të drejtën për kërkesë lidhur me hudhjen e aktakuzës, provat në aktakuzë dhe ligjshmërinë e saj.
Ndryshe, në seancë e kaluar të akuzuarit kishin kërkuar shtyrjen e seancës, me qëllim të negocimit të ndonjë marrëveshje eventuale me Prokurorin, por të cilën nuk e kanë arritur.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Themelore në Gjilan, më 28 shkurt 2022, i akuzuari N.I. po ngarkohet se më 19 shkurt 2022, në fshatin Kabash, Komuna e Vitisë, nga patrulla e policisë kufitare SPMK-Zheger, nga njësiti policor gjatë një pike kontrolli është ndaluar i U.J, derisa ishte duke dreituar automjetin kombi të markës “Mercedes”, pa targa të registrimit dhe i paregjistruar, pronë e te pandehurit N.I. i cili po ashtu ishte pas këtij automjeti, duke e përcjellë me veturë, me të cilin kombi ishte duke transportuar me qëllim shitje, pa dokumentacion përciellës mish giedhi të ngrirë në 95 pako me gjithsej 2 mijë e 624 kg.
Lidhur me këtë mall, thuhet se në vendin e ngjarjes menjëherë paraqitet i pandehuri N.I. duke pohuar se malli dhe kombi janë të tij, kështu që i njëjti me veprimet e tij pa autorizim ka bërë tregti te ndaluar të mallit, në vlerë prej 19 mijë e 200 euro, derisa vlera e përfitimit nuk dihet.
Me këtë, N.I. ngarkohet se ka kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar” nga neni 299, paragrafi 1, të Kodit Penal.