Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është prononcuar për Jason Rezaian, gazetar iraniano-amerikan dhe opinionist i prestigjiozes amerikane The Washington Post.
Kurti, për Rezaian, ka thënë se, sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës e sheh si një përpjekje që Putin të ulet më presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, për të krijuar një Jalta 2, shkruan lajmi.net.
“Ka këto dy pole në botë. Janë SHBA dhe Rusia”, deklaroi Kurti. “Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës është një përpjekje për t’u ulur me Presidentin Biden për një lloj konference Jalta 2. Kjo është përshtypja ime. Le ta ndajmë botën, sepse nëse nuk e ndajmë botën, do të vazhdojmë të luftojmë. … Kështu ai dëshiron, besoj, ta kuadrojë atë”, thuhet në opinionin e gazetarit iraniano-amerikan.
Tutje Kurti, gazetarit i ka thënë se, Kosova nuk mund ta njohë Serbinë përderisa kjo e fundit nuk e njeh Kosovën.
“Kurti më tha se vazhdon të bëjë përpjekje të mirëbesimit për de-përshkallëzimin me Serbinë, por ato nuk kanë çuar askund deri më tani. Në qendër të tensionit është mosgatishmëria e vazhdueshme e Serbisë për të njohur Kosovën si një shtet të pavarur sovran. “Nuk mund ta njoh Serbinë, e cila nuk më njeh mua. Pra duhet njohje reciproke dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi në këtë dialog”, tregon më tej gazetari.
Gazetari po ashtu tregon edhe propozimin që Kurti ia ka bërë presidentit të Serbisë Alaksander Vuçiq për çështjen e minoriteteve.
“Presidenti Vuçiq tha se, ndryshe nga Kosova, Serbia është shembull se si duhet të trajtohen minoritetet”, më tha Kurti. Ai shtoi, disi në mënyrë sarkastike: “Unë thashë, ‘Atëherë le të shohim se si i trajton Serbia minoritetet dhe unë mund ta përsëris modelin në Kosovë.” Dhe pastaj ai u zemërua shumë sepse thashë, ‘Ta bëjmë këtë reciprocitetin’”, njofton gazetari t’i ketë thënë kryeministri i Kosovës..
Përveç këtyre, Rezanian ka njoftuar se Kurti i ka thënë atij se, Putin dëshiron ta konsiderojë Kosovën si një sukses të përkohshëm.
“Presidenti Putin dëshiron ta kthejë Kosovën në një shtet të dështuar. Pas [ajo që Putin e konsideron] dështimin e Afganistanit dhe Irakut si shprehje të ndërhyrjeve të SHBA-së dhe NATO-s, ka mbetur vetëm Kosova”, tha Kurti. “Ai dëshiron ta konsiderojë Kosovën një sukses të përkohshëm. Pra, mbrojtja e Kosovës është shumë e rëndësishme për të”, ka thënë njoftuar Rezaian.