Pasi Kuvendi i Bullgarisë dha sot dritën jeshile për propozimin francez, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se qëndrimet tona janë dërguar në Presidencën franceze dhe se në periudhën e ardhshme duhet parë se çfarë zgjidhje do të vijë prej andej.
“Pas këtij vendimi të parlamentit bullgar dhe qëndrimit tonë të prezantuar dje zyrtarisht dhe publikisht nga kryeministri Kovaçevski, dhe më parë edhe nga presidenca franceze, do të shohim se çfarë qasje do të ketë Presidenca franceze”, tha Osmani./AlsataM/