Mostrat e personit që dyshohet se është infektuar me lijën e majmunëve janë dërguar në Holand për testim, më saktësisht në laboratorin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e IKSHPK’së, Era Pireva. Ajo tha se nuk dihet se kur do t’i pranojnë rezultatet.
“Mostrat nga pacienti i dyshuar me MNKPOX është planifikuar të nisen sot me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent të OBSH-së për patogjen me rrezik të lartë në Holandë. Nuk kemi ende informatë kur pritet të pranojmë rezultatet pasi që të arrijnë mostrat në Holandë”, thuhet në përgjigjen e Pirevës dhënë për Express.