Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të jenë të larta edhe pse në bursat ndërkombëtare ka rënie të theksuar në javën e fundit.
Në Shqipëri është liruar çmimi i naftës të enjten.
Për tri lekë (2.5 centë) më lirë do të shitet litri i naftës në pikat e karburantit nga dita e enjten.
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja që do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00.
Nafta do të shitet nga 261 lekë për litër (2.19 euro) në 258 lekë për litër (2.16 euro).
Gazi ndërkohë 83 lekë për litër (70 centë).
“Çmimet e miratuara janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulëta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord”, thuhet në njoftimin e Bordit.