Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është procesuar pagesa prej 100 euro për 14.042 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor.
Ministri Murati theksoi se njëkohësisht, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në email edhe vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar.
Ndryshe nga ndihma e Qeverisë prej 100 euro kanë përfituar punëtorët e sektorit privat, studentët dhe pensionistët.
Postimi i plotë:
Sot është procesuar pagesa prej 100 euro për 14,042 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor.
Njëkohësisht, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në email edhe vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar (paga mbi 1,000 euro, kanë përfituar njëherë nga masa, aplikime të dyfishta etj.)/Lajmi.net/