Kosova është vend me bukuri të rralla natyrore, dhe historike. Një ndër qytetet më të rëndësishme historike që duhet vizituar nga turistët, është edhe Prizreni.
Ai qëndron stoik, e i palëkundur prej shumë vitesh. Magjia e historisë, natyrës, kulturës dhe ushqimit ndërthuren më bukur se në çdo vend tjetër.
‘Wanderlust’, një revistë e njohur britanike për turizëm, ka shkruar pesë arsye se pse duhet vizituar Prizreni.
Xhamia e Sinan Pashës është një nga objektet më të rëndësishme në Prizren. Përzierja marramendëse e arkitekturës osmane dhe asaj bizantine është mbreslënëse. Ndryshe quhet “muzeu nën qiellin e hapur.” Prizreni historikisht ka pasur tolerancë fetare
Kalaja e Prizrenit, është ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike. Kalaja ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshin e Dukagjinit. Kalaja mban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit.
Prizreni shquhet edhe për rrugët e vjetëra. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kalosh disa orë vetëm duke ecur nëpër rrugët e vjetra osmane duke soditur arkitekturën.
Ushqimi është i mirë, jo vetëm në Prizren, por edhe në fshatrat përreth. Lugina Zhupa është e njohur për restorantet e peshkut, ndërsa rajoni i Hasit shquhet për ushqim tradicional siç është flija.
Për ata që preferojnë muzikë moderne, “Ngom fest” dhe pop janë në fund të qershorit. Ndërsa “Doku fest” është festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër.
Çiklizëm, hiking, ngjitje, qëndrime gjatë natës në kasolle, janë disa nga aktivitetet të cilat organizohen në këtë qytet për ata që duan të qëndrojnë më.