Një 50-vjeçar është therrur me thikë në rrugën “Muharrem Hoxhaj” në Prizren. Policia ka njoftuar se A.S po trajtohet në spital dhe se gjendja e tij është e rëndë.
Për therrjen e tij janë arrestuar dy persona.
“Më 22.06.2022, rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj”, në Prizren, është raportuar se ka ndodhur një rast “Lëndim i rëndë trupor (therrje me thikë). Patrulla policore ju ka përgjigj rastit dhe aty është kuptuar se pas një fjalosje dhe konfrontimi verbal, ka ardhur deri te përleshja fizike, ku dy të dyshuarit R. B., i datëlindjes 1954 m/sh/k dhe A. Sh., i datëlindjes 1970 m/sh/k…dyshohet se kanë sulmuar viktimën (A.S.) rreth 50 vjeç. Në ketë rast dyshohet se i dyshuari R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gyp i metalit dhe një thikë.
Policia ka njoftuar se janë duke u bërë hetimet për ta zbardhur rastin.
Ne lidhje me veprimet policore është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij iniciohet rasti dhe dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori rajonal i hetimeve.