Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar negocim me mazhorancën që për tema të caktuara, në mënyrë që ta votojnë këta të fundit, Projektligjin për tërheqjen e Trustit Pensional.
Haradinaj tha se kësaj radhe mazhorancës i mungoi shumica, por që thotë se herën tjetër mund të veprojnë siç bëri me veteranët, duke i përjashtuar nga paga minimale.
“Pat një rast që ne morëm pjesë në një votim, e votuam projektligjin, presim në çdo kohë me bashkëpunu me shumicën që me e votu tërheqjen e trustit. Ata se kishin shumicën, për shkak se nuk duan me bë marrëveshje me ne. Kuptohet ata e kanë Listën Serbe dhe ndoshta do ta kenë shumicën herën tjetër dhe do të ndodh ajo që ndodhi me veteranë, mirëpo nuk është në rregull me shku në këtë logjikë të mbivotimit kundër çështjeve që janë të ndjeshme për qytetarët”, tha Haradinaj.
“Shumica ka nevojë në raste të caktuara për votën e opozitës për 2/3 dhe nuk është mirë me shku me kokëfortësi e mos me bashkëpunu me opozitën e nëse nuk bashkëpunon me opozitën pse na të ja bëjmë shumicën për çështje ata që i vlerësojnë. Ne jemi me u amandamentu edhe ligjin për pagën minimale, në këtë rast presim një reflektim prej shumicës, por si do të veproj pozita kur i duhen dy të tretat për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha ai. /EO