Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian lidhur me vonesat për përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në këtë bashkësi.
Ajo ka deklaruar se derisa Evropa nuk ndërmerr asgjë, atëherë në këtë rajon do të fuqizohen ndikimet joevropiane.
“Nëse Bashkimi Evropian vepron, do ta bëjnë të tjerët”, citohet të ketë thënë Gërvalla për Deutschlandfunk.
Ministrja theksoi se orientimi i Kosovës është kristal i qartë drejt Bashkimit Evropian, derisa ka përmendur se 93 për qind e qytetarëve e mbështesin anëtarësimin.
Ndryshe në planet e Kosovës është aplikimi zyrtar për në BE gjatë 2022-ës.