Një person është arrestuar të martën në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Policia njofton se për shkaqe pronësore i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij.
“Gjakovë, 21.06.2022-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti për shkaqe pronësore ka shtënë me arme zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar – vëllait të tij”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, gjashtë gëzhoja te kalibrit 9×9 mm, dy karikatorë dhe 189 fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet tutje në raport.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.