Një grua është arrestuar të hënën, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë.
Siç njofton Policia, e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 20.06.2022 – 23:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.