Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë.
Një i ri është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net u tha se rreth orës 05:32 familjarët kanë njoftuar se i riu në fjalë është gjetur pa shenja jete në një prej dhomave.
“Familjarët kanë vërejtur njolla gjaku. Pas marrjes së informacioneve, Policia bashkë me Ambulancën kanë arritur në vendin e ngjarjes nga ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, u tha nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Po ashtu u tha se në vendin e ngjarjes vazhdojnë të jenë Policia dhe Prokurori, teksa nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.
Sipas raportimit të mediave lokale rasti ka të bëjë me vetë vrasje, ndërsa viktima është 24 vjeçar.