Një person pa shenja jete është gjendur në Lumin e Klinës sot pasdite.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, shkruan lajmi.net.
Ata kanë bërë të ditur se trupi i pajetë është gjetur nga një peshkatar.
Menjëherë janë lajmëruar njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Në orët e pasdites një peshkatar ka qenë duke peshkuar në lumin e ka vërejtur një person në ujë. Është njoftu Policia dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor dhe zjarrfikësat, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, kanë thënë nga Policia.
Ndërkaq, trupi i pajetë tanimë është larguar nga lumi nga njësitet e Policisë.