Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për burrin që vdiq nga lisi i rrëzuar prej stuhisë, përcjellë tv-opinion.
Qytetarëve të tjerë të kryeqytetit, Rama u ka kërkuar që të kenë kujdes të shtuar në vendet ku llogaritet të ketë rrezik.
Ky është postimi i tij i plotë:
Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.