Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me vrasjen e shtetasit sirian, më 18 qershor në Vërmicë.
Në raportin policor thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Vërmicë, Prizren 18.06.2022 – NN. Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull shtetas Sirian i cili ka qenë në trajtim mjekësorë pas përfundimit të tretmanit mjekësor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.