Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, ka thënë se qeveria të cilën ai e drejton nuk është duke i përdorur veturat zyrtare jashtë orarit të punës.
Kursimet e Qeverisë së tij ai i ka përmendur teksa ka folur për çmimet e larta të naftës, raporton Vijesti, transmeton Express.
“Nga sot vlejnë çmimet e reja të derivateve të naftës, kështu që karburantet do të shtrenjtohen në 14 ditët e ardhshme, përkatësisht Eurodizel dhe nafta për ngrohje nga 20 centë. Një litër Eurodizel tani kushton 1.78 euro, ndërsa nafta për ngrohje 1.99 euro”, ka thënë Abazoviq.
Ai ka shtuar se janë duke bërë gjithçka çfarë munden që ta zbusin krizën.
“Mos të harrojmë që është një luftë në territorin e Evropës”, ka thënë ai.
Abazoviq po ashtu përmes një postimi në Facebook, të martën ka treguar se kanë shfuqizuar rregulloren për caktimin e banesave për funksionarët.