Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se është duke zhvilluar një takim zyrtarë në Gjermani, në qytetin Bingen.
Ai është takuar me kryetarin e Bingen, Z. Thomas Feser me të cilin kanë biseduar për rrugët e thellimit të bashkëpunimit në bujqësi, agroturizëm dhe vreshtari.
Postimi i tij i plotë:
Në vizitën zyrtare që po e zhvillojmë në Gjermani, fillimisht në qytetin e Bingen takuam kryetarin e Bingen, Z. Thomas Feser me të cilin biseduam për rrugët e thellimit të bashkëpunimit mes nesh në bujqësi, agroturizëm dhe vreshtari, duke pasur prasysh potencialin e qyteteve tona.
Poashtu, takuam Presidenten e Universitetit Teknik të Shkencave të Aplikuara në Bingen, Prof. Dr. Antje Krause, me bashkëpunëtorët e saj, të cilët u shprehën të gatshëm të na ofrojnë mbështetje me kuadra dhe profesionist për projekte të ndryshme me fokus në ambient, ndryshime klimatike dhe qëndrueshmëri. Njëkohësisht biseduam për mundësitë e inicimit të bashkëpunimit mes Universiteteve tona dhe Universitetit të Bingen.