Ish-ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka krahasuar mbledhjen mes dy qeverive të vitit 2016 me atë të këtij viti.
Këtë ajo e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, duke pyetur se “çka është portokolli”.
Ndër të tjera, ajo është shprehur se protokolli është art në vete që bëhet nga shteti.
Postimi i saj i plotë:
Çka është Protokolli?
1. Protokolli është art në vete që bëhet nga shteti;
2. Protokolli vendos kornizën dhe krijon atmosferë për zhvillimin e politikës;
3. Protokolli është një efekt refleksiv i organizimit politik të një shoqërie;
4. Mbi të gjitha, protokolli përfaqëson nivelin e organizimit politik, natyrën e këtij organizimi, dhe cilësinë e kulturës politike të një shoqërie.
Krahaso 2016 me 2022!