Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Francë me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, ku do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale.
Në prag të këtij samiti, Osmani mbrëmë mori pjesë në një darkë të shtruar nga homologu i saj frances Macron në pallatin Elysee. Në këtë darkë të pranishëm ishin edhe liderë të tjerë, drejtues të organizatave ndërkomvëtare dhe figura tjera të shquara.
Osmani në një postim në Facebook, ka shkruar se momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike.
“Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/