Medalistja e dyfishtë olimpike, xhudistja, Distria Krasniqi, është anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për ciklin olimpik 2025-2028.
Në njoftimin e lëshuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës thuhet se emërimi i saj është vlerë.
“Emërimi i saj si përfaqësuese e sportistëve, është vlerë e shtuar për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe për gjithë komunitetin sportiv!” .
“Urime Distria dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të ri!”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv.