Dardania e Prishtinës, kujtesë dhe thirrje për veprim!
Dardania më riktheu në ditët studentore, kur çdo lagje e Prishtinës ishte fushëbetejë, bazë strehimi dhe sfidë për ne që mendonim e vepronim përtej obligimeve studentore. Ishim të rinj, por të vendosur që liria dhe e ardhmja e Kosovës të mos mbeteshin vetëm ëndrra.
Sot, brezat kanë ndryshuar, por gjurmët e angazhimit tonë janë të gjalla qoftë si studentë të dikurshëm, si luftëtarë të idealit, dhe sot si profesionistë që kontribuojmë secili në frontin e vet, për ta ndërtuar dhe mbrojtur Kosovën e lirë.
Por kjo liri dhe kjo Kosovë kërkon angazhim edhe sot! Kërkon mobilizimin e Prishtinës, të gjithë Kosovës dhe të mërgatës sonë që po vjen me mision që ta kthejmë 9 shkurtin në referendum për ta shpëtuar Kosovën!
Kjo është arsyeja pse kërkoj mbështetjen tuaj për Hisen Berishën, duke votuar numrin 67 në listën e fitores së PDK-së për ta bërë Kosovën më mirë!
(Artikull i sponzorizuar)