Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kërkimin e një personi pasi dyshohet se kreu veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, në Prizren.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu” më datë 10.08.2024.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tij lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi kërkohet, për veprën penale ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’, e cila ka ndodhë më 10.08.2024 në rrugën ‘Ismajl Kryeziu’ në Prizren”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.