Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, më saktësisht të Tranziti i Vjetër.
Siç raporton Policia, disa persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës së një personit. Prej aty kanë vjedhur para dhe një pistoletë, për të cilën ankuesi kishte leje.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe vazhdojnë hetimet.