Qytetar të Prizrenit, Kosovës, Shqipërisë së Lidhjes sē Prizrenit,
Pas një kohe të gjatë pauze Televizioni OPINION nga Prizreni, ka rifilluar transmetim të programit televiziv, me një imazh krejtësisht të ri, me teknologjinë e fundit transmetuese dhe me cilësi të jashtëzakonshme HD dhe staf profesional!
Televizioni Opinion, është njësi e Kompanisë Mediatike “EFFIO MEDIA” me seli në Prizren, në kuadër të së cilës punojnë edhe Radio Dardania në frekuencën 97.1 FM dhe portali informativ www.tv-opinion.com.
Të nderuar miq, Televizioni OPINION, pret bashkëpunimin e secilit nga ju qe keni talentin, pergatitjen dhe vullnetin për t’ju bashkuar shtëpisë tonë informative.
Me nga Prizreni për Prishtinën, Tiranën e Shkupin, për Vlorën dhe Preshevën, Gjilanin, Shkodrën, Ulqinin, Strugën, Medvegjën, Tetovën, Fierin për shqiptarët kudo që janë!
Nga Shtëpia e Lidhjes për një lidhje të re!
Effio Media
Prizren, 06 qershor 2022
Discussion about this post