Të dashur miq,
Gjatë viteve, kam pasur privilegjin të kontribuoj në sektorë kyç për të ardhmen e Kosovës:
Pjesë e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke dhënë kontributin tim për forcimin e ushtrisë e sigurisë sonë.
Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, duke punuar për projekte madhore që lidhin dhe zhvillojnë Kosovën.
Këshilltar i lartë politik i Ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit Memli Krasniqi, duke ndihmuar në ndërkombtarizimin dhe zhvillimin e sportit, si dhe avancimin e kulturës dhe trashëgimisë sonë.
Pjesë e Ministrisë së Bujqësisë, me fokus në përmirësimin e politikave për fermerët dhe zhvillimin rural.
8 vite e gjysmë në Komitetin Olimpik të Kosovës, fillimisht si Nënkryetar i Parë dhe më pas si Sekretar i Përgjithshëm, duke dhënë kontribut në ngritjen dhe zhvillimin e sportit të Kosovës.
Tani, me këtë përvojë, ndihem i gatshëm të jap më shumë për vendin tim. Besoj se me vizion të qartë, përkushtim dhe ndershmëri, mund të sjellim ndryshime të prekshme për të gjithë qytetarët.
Bashkë për një Kosovë ma të mirë!