Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit Kosova Fituese, ka bërë homazhe para statujës së Zahir Pajazitit në Prishtinë, në 28-vjetorin e rënies së tij dhe të Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut.
Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar të ndjerët për kontributin dhe shërbimi që i bënë atdheut.
Postimi i tij i plotë:
Në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetetetë vjet më parë u shndërruan në shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit; pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën.
Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut