Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së bashku me nxënësit për të krijuar portretin e Besarta Jasharit, të mbijetuarës së vetme nga Prekazi.
Arsyeja pse mori këtë iniciativë ishte që nxënësit të kenë njohuri sa më shumë për Prekazin dhe tmerret e armikut. Në të njëjtën kohë, nxënësit do të mësojnë për historinë e familjes së Prekazit, por edhe do të nderojnë sado pak Besartën, e cila tregoi të gjitha tmerret që kishte përjetuar gjatë bombardimeve.
Pranvera theksoi se me aktivitetet që organizon me nxënësit, mundohet gjithmonë t’u tregojë atyre tmerret që ka kaluar populli shqiptar dhe t’i mësojë që të mos dorëzohen, por të vazhdojnë rrugën e dijes, sepse arma më e fortë kundër armikut është pena dhe dija.