Besa Ismaili kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur tubim elektoral me gratë e Mitrovicës, e cila ndër të tjera tha: Gratë e Mitrovicës meritojnë më mirë.
Ky është mesazhi dhe vendosshmëria që morrëm sot në takim me gratë dhe kandidatin për kryeministër, z.Bedri Hamza.
Të gjitha të përgatitura, me guxim dhe integritet për të asgjësuar diskriminimin, keq qeverisjen dhe mospunën e deritanishme!