5 raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24-të orëve të fundit.
Sipas raportit policor rastet e raportuara janë në Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Rahovec, dhe Malishevë.
Ferizaj 16.01.2025-19:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare – bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Pejë 16.01.2025-20:00.Viktima femër kosovare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor me arsyetimin se nuk ka lëndime dhe e njëjta. I dyshuari gjendet në kërkim policor.
Gjakovë 16.01.2025-08:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte shkuar në shtëpinë ku banon ankuesja dhe e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Malishevë 15.01.2025-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rahovec 16.01.2025-15:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/